U mbajt liturgji e përbashkët mes KOM-it dhe Patriarkanës Ekumenike

Negociata shtesë për përcaktimin e statusit përfundimtar të KOM-it

Përmes liturgjisë së përbashkët të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arkipeshkvia e Ohrit dhe Patriarkanës Ekumenike në Katedralen e Patriarkanës Ekumenike “Shën. Gjergji Fitimtar“ në Stamboll, i është dhënë fund përçarjeve disa-dekadash mes Kishës Ortodokse Maqedonase dhe asaj serbe. Kjo është liturgjia e parë e përbashkët, pas pranimit të KOM-it në komunitetin liturgjik dhe kanonik me kishat e tjera ortodokse. Gjatë liturgjisë, iu dha hapësirë edhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski që të kyçet në lutjen edhe në gjuhën maqedonase dhe të lexojë një pjesë të lutjeve, përcjellë KlanMacedonia.

“Besojmë se kjo ngjarje nënkupton mirëkuptimin tuaj të plotë për madhështinë e dhuratës së Kishës Amë ndaj popullit tuaj, por edhe për përgjegjësinë që e bartni, duke hyrë nga sot në botën mbarëortodokse” – deklaroi Bartolomej, Patriarku Ekumenik

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas predikimit të patriarkut Bartolomej, edhe kryepeshkopi Stefan mbajti fjalim, ku mes tjerash tha se, do të punojnë me përkushtim të madh për ngritjen e kishës.

“Ju e dini mirë dëshirën e madhe të hierarkisë sonë dhe të popullit tonë ortodoks dhe ne nuk e fshehim atë nga ju dhe para jush dhe para anëtarëve të hierarkisë së shenjtë të kishës tuaj dhe të popullit besimtar që e përkrahin atë – ta shohim Arqipeshkvinë e Ohrit të restauruar dhe të rregulluar si kishë autoqefale” – deklaroi Stefan, Kryepeshkop i KOM-it

Kontesti kishtar mes Kishës Ortodokse Maqedonase dhe asaj serbe është që nga shekulli i kaluar, pasi kjo e fundit nuk e njihte autoqefalinë e KOM – it, me çka kishte përçarje. Muajin e kaluar, kisha serbe mori vendim që të rinovojë komunitetin liturgjik dhe kanonik të dy kishave simotër, pas çka pas disa ditëve u mbajt liturgjia e pajtimit në Beograd mes dy kishave.

Më 5 qershor, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirij ia dorëzoi kryepeshkopit Stefan dokumentin (tomos) për njohjen e autoqefalisë së KOM-it. Ndërsa, më 9 qershor, patriarku ekumenik Bartolomej ia dorëzoi kryepeshkopit Stafan aktin patriarkal dhe sinodal të Patriarkanës Ekumenik për pranim të Autoqefalisë së Ohrit në komunitetin liturgjik dhe kanonik.

Megjithatë, dorëzimi i aktit patriarkal dhe sinodal nuk do të thotë edhe dorëzim të dokumentit për autoqefali me të cilën zyrtarisht rregullohet emri ndërkombëtar dhe statusi i KOM-it, por paraqet njoftim se ajo nuk është më në përçarje me gjithë kishën ortodokse dhe se priftërinjtë e saj mund të shërbejnë me priftërinjtë e kishave të tjera lokale. Për përcaktimin e statusit përfundimtar do të vijojnë negociata shtesë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share