U godit nga vetura, humb jetën tetovarja

Në Qendrën Klinike në Shkup ka ndërruar jetë 23-vjeçarja T.R nga Saraçina e Tetovës e cila kishte marrë lëndime të rënda më 15 gusht në orën 22:00.

Ajo ishte goditur nga një veturë drejtuar nga 49-vjeçar nga Reçiaca e Madhe, ndërsa për shkak të lëndimeve të marra ishte transferuar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Më 15 gusht fatkeqësia ndodhi në rrugën “Video Smilevski Bato”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Një veturë “BMW” me targa të Tetovës drejtuar nga M.P. (49) nga Reçica e Madhe ka goditur 23-vjeçaren T.R.(këmbësore) nga Saraçina e Tetovës.

Në aksidentin T.R. ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup”, thuhej në njoftimin e atëhershëm të SPB Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share