U bllokuan nga bora, policia e RMV-së i shpëtoi katër qytetarë të Kosovës

Në orët e mbrëmjes, Policia e Maqedonisë së Veriut dje ka arritur të shpëtojë katër qytetarë të Kosovës që ishin bllokuar nga bora në Galiçicë.

“Më 3 mars, në ora 19:00, në SPB Manastir ishte raportuar që në parkun nacional Galiçica në borë ishin bllokuar shtetas të huaj”, raportoi Policia, duke theksuar që bëhet fjalë për katër shtetas të Kosovës që ishin me veturën “Volkswagen Passat” me tabela të Kosovës.

Policia sqaroi që në ora 19:50, katër shtetasit e Kosovës ishin nxjerrë nga bora, për t’u dërguar pastaj deri në pikën kufitare Stenje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share