Nj[ 36 vjeçar nga rajoni i Tetovës ishte arratisur nga Burgu i Idrizovës, por është arrestuar sërish mbrëmjen e sotme nga policët e SPB-Tetovë, përcjell KlanM.
“Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, sot (09-janar) rreth orës 18:10, në rrugën ,’180′ Blloku 70 në Tetovë, kanë privuar nga liria 36-vjeçarin R.A. nga Odri i Tetovës, për të cilin është lëshuar urdhër arest për vuajtje të dënimit me burg në Burgun e Idrizovës në Shkup në kohëzgjatje prej 3 vjet, 11 muaj e 28 ditë. Ai do të dërgohet në këtë institucion, ndërsa është dënuar për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në tentativë’. Njëkohësisht janë zbardhur edhe 2 vjedhje të rënda dhe 2 tentativa në të cilat është përfshirë R.A”, thonë nga MPB./KlanMacedonia