U arratis në mënyrë spektakolare nga burgu, arrestohet i riu

Danelo Cavalcante iu dha dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-partneres

Ka përfunduar shpejt aventura për Danelo Cavalcante, 34 vjeç, i cili u bë kryefjala e mediave ndërkombëtare për arratisjen spektakolare nga burgu.

Ky është momenti kur ai arrestohet nga policët dhe dërgohet në pjesën e pasme të një furgoni të blinduar. Më shumë se 500 oficerë policie kanë qënë për dy javë rresht në kërkim të tij kur ai u arratis muajin e kaluar nga qelia duke u kacavjerrë në mur.

34-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël në Prill 2021.

Përveç vrasjes së ish-partneres së tij, i riu akuzohet për vrasjen e një shoku të tij për një borxh të pashlyer, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017 në Brazil.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share