Një aksident tragjik me humbje jete ndodhi mbërmjen e kaluar në rrugën Kumanovë drejt vendkalimit kufitar Tabanoc. Prokurori kujdestar ka dalur në vendgjarje dhe ka krer kontrollet e nevojshme, përcjell KlanM.
Sipas informacioneve fillestare, përplasja fillestare mes dy veturave, një “Volkswagen Polo” me Kumanovë dhe një “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, është shkaktuar kur drejtuesi i njërës prej veturave ka hyrë në autostradë në drejtim të kundërligjshëm.
“Pas asaj përplasje fillestare, pasagjerja nga vetura e Kumanovës ka dalë nga vetura dhe në atë moment një veturë Opel Insignia me targa serbe është përplasur me të. Gruaja ka pësuar lëndime të rënda nga përplasja, nga e cila ka ndërruar jetë”, thonë nga prokuroria.
Është dhënë urdhër për autopsi të të ndjerës, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës të pjesëmarrësve të tjerë që aktualisht ndodhen në spital me lëndime të lehta. Janë grumbulluar gjurmë dhe prova materiale, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e saktë të shkaqeve të aksidentit rrugor./KlanMacedonia