Grimcat e hirit kanë mbërritur në Kretë, tre të katërtat e qyteteve në Francë kanë prani të tymit
Zjarret në Kanada po sjellin pasoja negative edhe në Europë. Tymi nga zjarret e mëdha ka mbërritur në Detin Jon dhe Kretë, sipas shërbimit Meteo të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Përqendrimet e larta të tymit në troposferën e mesme dhe të sipërme të Detit Jon dhe Kretës ishin të dukshme në imazhet satelitore të marra nga sateliti amerikan NOAA-20. Sipas Meteo Athens, tymi ishte aq i dendur sa që reduktoi deri në 10%, rrezatimin diellor në disa pjesë të Kretës perëndimore.
Jo vetëm kaq, por tymi ka arritur në Francë. Sipas Météo France aktualisht, tre të katërtat e qyteteve janë përfshirë nga tymi. Grimcat arritën në vend në disa vende perëndimore, ndërsa pritet që të drejtohen drejt lindjes.
Mark Parrington, drejtor Shkencor i Shërbimit të Monitorimit të Atmosferës Copernicus (CAMS), është shprehur se arsyeja pse tymi nga zjarret në Kanada ka arritur në Europë është sepse grimcat e hirit qarkullojnë në lartësi të mëdha midis 4,000 dhe 8,000 metra – në nivelin e reve.
Megjithatë, ndërsa përqëndrimet e grimcave të hirit dhe monoksidit të karbonit nga tymi i zjarreve në Kanada nuk pritet që të shkaktojnë një rënie të cilësisë së ajrit në vendet europiane. Tymi ka lëshuar një rekord prej 160 milion ton karbon, duke arritur edhe në Spanjë në fillim të kësaj jave, sipas Shërbimit të Monitorimit Atmosferik i BE-së Copernicus.
Autoritetet kanadeze po garojnë më kohën për të vendosur nën kontroll zjarret që janë përhapur në disa provinca. Situata mbetet e rëndë në Quebec, Alberta, Saskatcheëan dhe Manitoba ku gjithashtu edhe thatësira është e madhe për shkak të nxehtësisë.
Që nga 29 Qershori, janë regjistruar mbi 500 zjarre me 243 jashtë kontrollit, sipas Qendrës Ndërinstitucionale të Zjarreve në Pyjet e Kanadasë. Më shumë se 8.1 milionë hektarë janë djegur.
Klan News