Turqia në flakë, evakuohen 9 fshatra nga zona turistike e Çanakalasë

Pas situatës kritike nga zjarret në disa zona të Greqisë, edhe Turqia është përfshirë nga flakët.

Zjarri që shpërtheu në një  pyll në veriperëndim të Turqisë ka detyruar banorët të evakuohen ndërkohë që zjarrëfikësit vijojnë punën për të vënë nën kontroll flakët.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ka bërë të ditur se më shumë se 1,200 njerëz nga nëntë fshatra janë evakuuar nga zona turistike e Çanakalasë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Banorët u zhvendosën në një vend të sigurt ndërsa 48 prej tyre u dha edhe ndihmë mjekësore.

Zjarri që shpërtheu të martën u përhap për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta. Deri më tani flakët kanë djegur rreth 1,500 hektarë tokë.

Edhe gjatë muajit Korrik Turqia u përball me një situatë të vështirë nga zjarret, por sipas autoriteteve ka qënë më mirë e kontrolluar krahasuar me vitin e kaluar.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share