Turqia miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO

HUNGARIA MBETET TANI E VETMJA PENGESË NË RRUGËN E STOKHOLMIT PËR T’U BËRË PJESË NË ALEANCËN USHTARAKE

Parlamenti turk miratoi kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke i dhënë kështu fund një vonese disa mujore. Hungaria mbetet tani e vetmja pengesë në rrugën e anëtarësimit të Stokholmit në aleancën ushtarake. Dokumenti përfundimtar duhet të depozitohet në arkivat e Departamentit të Shtetit të SHBA-së në Uashington.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan miratoi kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke i dhënë kështu fund një vonese disa mujore.

Hungaria mbetet tani e vetmja pengesë në rrugën e anëtarësimit të Stokholmit në aleancën ushtarake.

“Unë mirëpres vendimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë për ta ratifikuar. Dhe gjithashtu se presidenti Taip Erdogan menjëherë pas vendimit, i ka dhënë firmën vendimit të parlamentit.  Mesazhi që kam marrë nga Budapesti është se parlamenti do të mblidhet përsëri në fund të shkurtit, kështu që duhet të presim për këtë. Por unë jam absolutisht i bindur dhe besoj në Hungari se ratifikimi së shpejti do të ndodhë” – tha Stoltenberg.

Nënshkrimi nga Erdogan ishte hapi i fundit në proces pasi kërkesa u ratifikua nga parlamenti turk. Miratimi u bë rreth 20 muaj pasi Stokholmi kërkoi të anëtarësohej në aleancë, pas nisjes se agresionit rus në Ukrainë.

“Kemi arritur në një moment historik vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO,” tha kryeministri suedez Ulf Kristersson në rrjetin e mediave sociale X.

Pas kësaj Turqia pritet të njoftojw Uashingtonin pwr ratifikimin, njw lwvizje kjo e Ankarasw qw mund t’i hapw rrugw blerjes sw avionëve luftarakë F-16.

Sipas rregullave formale të NATO-s, dokumenti përfundimtar duhet të depozitohet në arkivat e Departamentit të Shtetit të SHBA në Uashington. Si Erdogan ashtu edhe anëtarët e Kongresit Amerikan e kishin lidhur më parë miratimin përfundimtar të Suedisë nga Ankaraja me shitjen e avionëve F-16.

Miratimi vjen një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi një letër drejtuesve të komisioneve kryesore të Kongresit ku u kwrkoi tw kalonin pa vonesw vendimin pwr shitjen e avionëve F-16, sapo Ankaraja të përfundonte procesin e miratimit të anëtarësimit te Suedisë në NATO.

PAMJET: REUTERS

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share