Turqia caktoi 40 ditë paraburgim për Pallçon

VMRO-DPMNE: POLICIA E KA DITUR 5 DITË PARA VRASJES PËR ZHDUKJEN E VETURËS

Turqia caktoi masë paraburgimi prej 40 ditëve për Lupço Palevski – Pallço, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjurçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski, përcjell KlanM. Kjo nënkupton se ekstradimi i tij në vendin tonë mund të zgjasë më shumë se një muaj. Nga ana tjetër, opozita vazhdon me akuza ndaj ministrisë së Punëve të Brendshme për vrasjen e dyfishtë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki edhe sot akuzon ministrin Oliver Spasovski për mosveprim në bazë të informatave që i ka pasur policia për zhdukjen e veturës së 74 vjeçarit të vrarë Zhezhovski. Ai thotë se MPB e ka ditur që më 24 nëntor për humbjen e vetrurës së Pançes.

Ky është telegram nga SPB në Veles deri tek të gjitha SPB-së e Maqedonisë, ku theksohet se personi Pançe Zhezhovsski bashkë me automjetin e tij, me automjetin me të cilin është rrëmbyer Vanja, është paraqitur si I zhdukur nga ana e një anëtari tëfamiljes së tij më 24 nëntor. Ky telegram është dëshmi se MPB-ja e Spasovskit e ka ditur për automjetin e Pançes që nga 22 nëntori, por për fat të keq nuk ka ndërmarrë asgjë”, tha Dragan Kovaçki.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski edhe sot përsëriti qëndrimet se të gjitha hetimet i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike. Ai ka shtuar se rasti duhet të vazhdojë të hetohet nga prokuroria dhe jo në media./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share