Turqia bombardon bazat e Kurdëve

Kundërpërgjigja vjen pas sulmit kamikazë që tronditi Ankaranë ku mbetën të plagosur dy policë

Si kundërpërgjigje pas sulmit kamikaz që tronditi Ankaranë, Turqia ka kryer një mori sulmesh ajrore kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut.

Më shumë se 20 objektiva të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që ndodhen në veri të Irakut u goditën nga raketat turke.

Sulmet ajrore u kryen në objektiva terroristë në zonat e Metina, Hakurk, Kandil dhe Gara në Irakun verior. Gjithsej 20 objektiva terroristë u shkatërruan dhe një numër i madh terroristësh u neutralizuan”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Brendshme.

Mediat shkruajnë se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Turqi. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, dy sulmuesit e kishin vjedhur automjetin nga një veteriner në një qytet 260 km në juglindje të Ankarasë.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë automjetin që arriti në portën kryesore te ministrisë së Brendshme dhe një nga autorët shihet duke ecur me vrap drejt ndërtesës ku me pas hodhi edhe veten në erë.

Erdogan e cilësoi sulmin si përpjekje të fundit për të shkaktuar terror mbi turqit dhe se ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk i kanë arritur kurrë qëllimet e tyre.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share