Turqi: Gjyshi dhe mbesa ribashkohen pas tërmetit

301 fëmijë janë raportuar të zhdukur ndërsa 170 fëmijë janë ritakuar me të afërmit

Tërmeti shkatrrimtar në Turqi ndau njerëzit me të afërmit e tyre por një burrë ka rigjetur mbesën e tij pas gati 1 muaj nga tërmeti. Autoritetet turke kanë bërë të ditur se 301 fëmijë janë raportuar të zhdukur dhe eri më tani 170 fëmijë janë lidhur me të afërmit.

Mithat Kilisli dhe mbesa e tij pesë muajshe Zehra kaluan dy ditë e gjysmë të bllokuar në rrënoja pas tërmetit shkatërrues të Turqisë përpara se shpëtimtarët të dëgjonin britmat e tyre. Të nxjerrë nga rrënojat veç e veç, Kilisli u përball më pas me një pritje të mundimshme tre-javore përpara se të ribashkohej me Zehrën, të vetmen anëtare tjetër të mbijetuar të familjes së tij, e cila ishte dërguar në një spital dhe më pas në jetimore.

Kilisli udhëtoi qindra kilometra nga shtëpia e tyre e mëparshme në provincën Hatay për ta takuar atë në Ankara. Pasi bëri një test të ADN-së për të vërtetuar lidhjen e tyre, ai e mori atë me vete.

“Kur ra tërmeti, ne u ngecëm nën rrënojat. Falë Zotit Zehra ishte në prehrin tim. Për dy ditë e gjysmë ajo qante pa pushim, ditë e natë. “Unë u thashë shpëtuesve shpëto Zehrën së pari, më lër të vdes, nuk është e rëndësishme përderisa të shpëtohet Zehra”, tha Mithat Kilisli, i mbijetuar nga tërmeti.

Zehra u dërgua në një jetimore nga autoritetet pasi mamaja, babai dhe gjyshja e saj humbën jetën nga tërmeti shkatrrimtar.

Ti je jeta ime. Faleminderit Zotit që të gjeta. Po pres me padurim, dua të marr rezultatin e analizës së ADN-së tani. Unë jam këtu duke vdekur për mbesën time. Ky fëmijë nuk ka as nënë, as baba, as gjyshe, as njeri. Vetëm unë kam mbetur.Plaga ime është shumë e thellë, por tani ndjej sikur e kam harruar dhimbjen. Zoti i bekoftë të gjithë. Ne e gjetëm Zehranë, po e marr tani. Unë jam njeriu më i lumtur në botë. Ajo ka mbetur vetëm”, u shpreh Kilisli.

Numri i të vdekurve në Turqi nga katastrofa është rritur në mbi 51 mijë së bashkur me ata që humbën jetën në Siri. Miliona mbetën të pastrehë, 108,000 të plagosur dhe disa fëmijë e gjetën veten të ndarë nga të afërmit ndërsa u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorrën nga rrënojat. Autoritetet turke kanë bërë të ditur se 301 fëmijë janë raportuar të zhdukur. Deri më tani 170 fëmijë janë lidhur me të afërmit.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share