Të paktën 12 persona u plagosën në veriperëndim të Turqisë, 3 në gjendje të rëndë
Të paktën 8 milionë ton drithëra u shkatërruan pas shpërthimit të një depoje në portin e Derinçes në bregun verior të Gjirit të Izmirit. Mësohet se drithërat ishin magazinuar për të shmangur ndikimin e luftës në Ukrainë dhe pezullimin e marrëveshjes së eksportit të grurit nëpërmjet Detit të Zi.
Si pasojë e shpërthimit që ndodhi të hënën pasdite në portin që ndodhet në veriperëndim të Turqisë, u plagosën 12 persona, njoftuan autoritetet.
Pamjet që qarkulluan në rrjet treguan shtëllunga tymi të dendura dhe pluhur që ngrihej nga depoja në flakë në portin e bregut verior të Gjirit të Izmirit.
Një hetim fillestar tregoi se shpërthimi u shkaktua nga “ngjeshja e pluhurit të grurit gjatë transportit të grurit nga një anije në kapanon”, tha SeddarYavuz, guvernator i provincës Kocaeli. 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë në spital ndërsa nuk ka persona të zhdukur.
Ministria e Transportit e Turqisë njoftoi më vonë se nga shpërthimi në port nuk ka asnjë anije të dëmtuar.
Klan News