Turisti polak 37-vjeçar me iniciale R.J. ka mbërritur ditën e sotme rreth orës 17:50 në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Dyshohet se si pasojë e një arresti kardiak, 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al