Turisti amerikan gjobitet me 500 dollarë pasi me Ferrarin e tij u fut brenda një sheshi në Itali

Vozitja e një Ferrari në Itali duhet të jetë në listën tuaj të dëshirave, dhe një turist amerikan provoi së fundmi provoi që atë ëndërr ta kthente në realitet. Megjithatë, në fund ajo i kushtoi më shumë se sa pritej.

Incidenti i cili ndodhi në një nga sheshet historike të Italisë, vuri në pah rëndësinë e të ndjekjes së rregullave të trafikut kur jeni duke vizituar vendet e tjera.

Turisti 43 vjeçar ishte duke drejtuar një Ferrari 488 Spider me tabela zvicerane, i cili përfundoi në sheshin “Piazza della Signoria”, një shesh i famshëm për kalimtarë në qendrën historike të Firences, raporton Motor 1.

Sipas raporteve, shoferi e mori vëmendjen e autoriteteve për drejtimin e veturës në mënyrë “të pakuptimtë” afër rrugës ngjitur me “Via dei Gondi”. Më pas ai e parkoi veturën në sheshin e mbushur me turistët pranë Galerisë Uffizi, shtëpia e disa prej veprave më të famshme të artit të Italisë.

Policia e dënoi turistin me 407 euro ose ndryshe 506 dollarë, për parkim në një zonë për kalimtarë, vozitje në drejtim të kundërt, dhe për posedim të patentë shoferit të huaj i cili nuk përputhet me rregullat e vendit.

Komuna e Firences deklaroi se turisti kishte një patentë shoferi amerikane por e cila nuk përputhej me konventat ndërkombëtare dhe se nuk kishte leje ndërkombëtare të vozitjes ose përkthim zyrtar që ja lejonte atë. /Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share