Nëna pret para derës së shtëpisë për ta varrosur të birin
E strukur pranë shtëpisë, Arsat Kamber e pafuqishme pret trupin e fëmijës së saj 19 vjeçar për ta varrosur, njofton KlanM.
Trupi i pajetë ka tetë ditë që është në morgun e Butelit në Shkup, nuk mund ta marrin pasi nuk ka asnjë dokument identifikimi.
“Shpirti po më digjet nga brenda”.
Memet Kamberin e lindi kur kishte 14 vjet dhe pastaj gjithçka ngeci në labirinthet administrative të institucioneve shtetërore.
“Kur e linda Memetin isha e mitur, i kisha 14 vjet, nuk kisha as para, nuk kisha asnjë dokument. Më vonë i lajmërova edhe fëmijët tjerë, nxora pasaport”, thotë Arsat Kamber.
E vetmja mënyrë për ta konfirmuar se të afërmit janë në lidhje gjaku me të dhe gjë që është parakusht për ta dorëzuar kufomën familijarët duhet të dorëzojnë rezultat i ADN-së.
“Nuk kam asnjë informacion se si ka vdekur më thanë që vetëm ka pasur lartë glykozën. Mbi 40 kishte sheqerin. Nuk me ka pranuar asnjë mjek. Nuk ka qenë asnjëherë i sëmurë. Vetëm një ditë që ka kërkuar ujë dhe aq”, thotë Amet Kamber.
Kjo familje, sic njofton KlanM, ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë ndërsa nuk merr asnjë ndihmë nga shteti. Të ardhurat e vetme vijnë nga mbledhjet e bidonave të plastikës.
“Nëpër kontejnerë. Ne jemi të varfër. Hyni brenda shihni. 11 persona jemi në një dhomë”. 02:35-
Memeti ishte i vetmi fëmijë i cili ka sjell të ardhura në shtëpi. Punoi si shitës i gazetës “Lice v’lice” dhe njihej si person pozitiv.
Vdekja e Memetit, si kurrë më parë, nxori në sipërfaqe, lëshimet e insitucioneve për personat që nuk kanë asnjë dokument identifikimi. Sipas organizatave joqeveritare numri i tyre është mbi 1 mijë persona./KlanMacedonia
Arbana Q. Klimenta