Trupi i një burri është nxjerrë mbrëmë nga ujërat e Vardarit në afërsi të fshatit Ognjancë. Në SPB Shkup në orën 17:23 është denoncuar se në lum është vërejtur trupi i një burri.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer egzaminim në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi, kumtoi MPB.