Trumpi pritet të dorëzohet në burgun e Atlantas

Former President Donald Trump arrives at Ronald Reagan Washington National Airport, Thursday, Aug. 3, 2023, in Arlington, Va., as he heads to Washington to face a judge on federal conspiracy charges alleging Trump conspired to subvert the 2020 election. (AP Photo/Alex Brandon)

Ish-presidenti Donald Trump pritet të dorëzohet në burgun e kontesë Fulton në Atlanta të enjten, për t’u përballur me një padi me 13 pika për përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Gjeorgji.

Trump, i cili po kërkon nominimin e Republikanëve për rizgjedhje, dhe 18 të bashkëpandehurve iu dha një afat deri në mesditë të së premtes për t’u dorëzuar vullnetarisht në burgun, i cili është i hapur 24 orë në ditë.

Ish-presidenti njoftoi synimin e tij për t’u dorëzuar në rrjetet sociale të hënën.

Nëntë nga të pandehurit janë dorëzuar këtë javë dhe janë liruar me kusht.Trump ka rënë dakord për të paguar lirimin me kusht prej 200,000 dollarësh, së bashku me një listë të kushteve strikte për lirimin e tij. Ai nuk lejohet të bëjë asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kundër asnjë dëshmitari, të bashkëpandehurit, viktimës, pronës apo komunitetit.Urdhri përfshin edhe çdo postim që ai bën në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share