Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimet e tij në rrjete sociale për mundësinë e një aktakuzë të re nga këshilltari special Jack Smith.
“Dëgjova se i çmenduri Jack Smith për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, do të ngrisë një aktakuzë tjetër të rreme ndaj presidentit tuaj të preferuar, pra ndaj meje, në orën 17:00”.
“Pse nuk e bëri këtë para dy vjet e gjysmë? “, ka shkruar Trump, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Jack Smith është një avokat i pavarur i cili u emërua për të mbikëqyrur hetimet penale të Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Smith është një ish-prokuror i Nju Jorkut dhe së fundmi ka shërbyer si kryeprokuror në Hagë – ku hetoi krimet e luftës në Kosovë.
Ai u emërua këshilltar special nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor të vitit 2022, me Garland duke thënë se në atë kohë ishte në interesin e publikut që një këshilltar special të drejtonte hetimin dhe çdo ndjekje penale.