Trump nuk kishte fuqi të deklasifikonte dokumentin për armët bërthamore

Ekspertët: Dokumentet sekrete deklasifikohen vetëm me urdhër ekzekutiv

Edhe kur ishte president, Donald Trump i mungonte autoriteti ligjor për të deklasifikuar një dokument të lidhur me armët bërthamore të SHBA-së, për të cilin ai akuzohet.

Për këtë arsye, thonë ekspertët, dokumenti bërthamor është unikal mes 31 dokumentave të radhitura në akuzë, pasi deklasifikimi i dokumentave të tjerë mund të bëhet me urdhër ekzekutiv.

“Pretendimi se ai mund ta kishte deklasifikuar nuk është i rëndësishëm në rastin e informacionit të armëve bërthamore, sepse nuk ishte klasifikuar me urdhër ekzekutiv, por me ligj,” tha Steven Aftergood, një ekspert në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Pa ofruar fakte, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se i ka deklasifikuar dokumentat përpara se t’i nxirrte nga Shtëpia e Bardhë.  Reuters raporton se deklasifikimi nuk ka ndonjë peshë, pasi ish-Presidenti Trump është akuzuar sipas Ligjit për Spiunazhin, që ka përparësi mbi klasifikimin dhe që e parashikon si vepër penale mbajtjen e paautorizuar të informacionit për mbrojtjen kombëtare.

Ish-Presidenti Trump u vetëdeklarua i pafajshëm dhe u shpreh se deklasifikoi gjatë kohës që ishte ende në detyrë mbi 100 dokumenta të cilat i mori në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share