Trump, “në luftë” kundër DeSantis

Ish-presidenti amerikan e cilëson si rivalin kryesor ndërsa pritet të përballen në 2024, kontrolli i Senatit ende në pikëpyetje

Ish-Presidenti Donald Trump sulmoi publikisht guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, se tanimë ai është rivali i tij kryesor për të udhëhequr Partinë Republikane.

Trump ka paralajmëruar guvernatorin e Floridës, të mos kandidojë për president në vitin 2024, duke thënë se një gjë e tillë do të dëmtonte Partinë Republikane. Ai ka kërcënuar gjithashtu se do të nxjerrë informacione jo të këndshme për 44-vjeçarin, pa dhënë detaje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ai thotë, se është i fokusuar vetëm në garën e Guvernatorit, por me shumë gjasë kjo nuk do të jetë kështu në të ardhmen. Epo, për sa i përket besnikërisë, kjo nuk është me të vërtetë përgjigja e duhur DeSantis është “një guvernator mesatar REPUBLIKAN, i cili nuk duhej të mbyllte shtetin e tij në pandemi, por e bëri, ndryshe nga guvernatorët e tjerë republikanë”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale.

Trump dhe DeSantis pritet të përballen në vitin 2024. DeSantis fitoi rizgjedhjen në Florida me gati 20 pikë dhe kandidatët e mbështetur nga Trump kishin rezultate më të dobta. Grupi mediatik Fox Neës tanimë janë në anën e DeSantis-it, përfshirë këtu edhe Neë York Post, një tabloid në pronësi të Rupert Murdoch që botoi një titull në faqen e parë duke e quajtur DeSantis “E ardhmja” një ditë pas zgjedhjeve.

Të gjithë sytë e botës politike tanimë janë kthyer në në Arizona dhe Nevada, ku qindra mijëra vota të pa numëruara mbanin çelësin e kontrollit të Senatit të SHBA-së. Republikanët kishin siguruar të paktën 211 nga 218 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve që u nevojiten për një shumicë, ndërsa demokratët 197.

Ndërkohë, republikanët aktualisht kanë epërsinë e Dhomës së, gjë që do t’u jepte atyre fuqinë e vetos mbi axhendën e tij legjislative dhe do t’i lejonte ata të fillonin një sërë hetimesh mbi administratën e tij. Rezultati për Senatin ende mund të mos jetë i qartë edhe për disa ditë të tjera sipas analistëve. Reuters shkruan se në Arizona dhe Nevada mund të duhet deri në javën e ardhshme për të përfunduar numërimin e votave me postë.

Këto rezultate tregojnë se republikanët janë ende shumë larg “valës së kuqe” , term ky i përdorur nga Trump gjatë fushatës së tij. Ndërkaq akuzat për këto zgjedhje vijojnë teksa demokratët i portretizuan republikanët si ekstremistë, duke vënë në dukje vendimin e Gjykatës së Lartë për të eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për abortin. Disa nga kandidatët më të profilit të lartë të mbështetur nga Trump humbën garat kryesore të martën, duke dëmtuar statusin e tij.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share