Trump insiston që Kanadaja të jetë shteti i 51 i Amerikës!

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka vënë në shënjestër edhe një herë Kanadanë, duke thënë se do të ishte “një ide e shkëlqyer” për ta bërë atë “shtetin e 51-të të Amerikës”.

“Askush nuk mund të përgjigjet pse ne subvencionojmë Kanadanë me mbi 100,000,000 dollarë në vit? Nuk ka kuptim!”, Trump tha në një postim të mërkurën herët në mëngjes në Truth Social, transmeton klankosova.tv.

“Shumë kanadezë duan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të”.

”Ata do të kursenin masivisht në taksa dhe mbrojtje ushtarake. Unë mendoj se është një ide e shkëlqyer. Shteti i 51-të!!!”, shton ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share