Më shumë se 100 policë të lënduar nga demonstratat e 1 majit në Francë

Si pasojë e demonstratave të 1 majit në mbarë Francën, më shumë se 100 oficerë të policisë kanë pësuar lëndime trupore, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm.

Gerald Darmanin ka thënë se një numër kaq i madh i policëve të lënduar ishte jashtëzakonisht i rrallë, duke shtuar se 291 persona ishin arrestuar gjatë trazirave, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Qindra mijëra kanë marrë pjesë në demonstratat e 1 majit kundër reformave të presidentit francez Emmanuel Macron.

Shumica ishin paqësorë, por grupet radikale hodhën bombola me benzinë dhe fishekzjarre.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Nuk dihet se sa protestues janë lënduar.

Kryeministrja Elisabeth Borne shkroi në Twitter se dhuna ishte “e papranueshme”, ndërsa vlerësoi gjithashtu “mobilizimin dhe angazhimin e përgjegjshëm” të demonstruesve në shumë qytete.

Kjo është dita e fundit e aksionit masiv kundër ndryshimeve që rrisin moshën e pensionit shtetëror nga 62 në 64.

Ministria e Brendshme tha se numri i përgjithshëm i demonstruesve ishte 782,000, duke përfshirë 112,000 në kryeqytetin Paris, por sindikata CGT thotë se shifra e vërtetë është trefishi i këtij numri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share