Trump gati për të luftuar akuzat ditën e martë

Përgatitjet për daljen e paprecendentë të ish-presidentit Donald Trump në gjykatë ditën e martë tashmë kanë filluar. Një nga avokatët e ish-Kreut të Shtëpisë së Bardhë thotë për median Sky News se Trump është gati për këtë betejë ligjore.

“Ai po ia del mbanë mjaft mirë. Natyrisht, që ai është i pakënaqur për akuzat e ngritura ndaj tij. Por Trump është i fortë dhe gati për të luftuar”.

Mësohet se gjatë daljes në gjyq Trump nuk do të jetë i prangosur, pas negociatave mes avokatëve të tij dhe prokurorisë së qarkut të Manhatanit.

Menjëherë pas shpalljes së aktakuzës, vetë 76-vjeçari u bëri thirrje mbështetësve të tij që të dhurojnë para për fushatën e tij presidenciale. Thirrja ka funksionuar pasi Trump ka mundur të mbledhë më shumë se 4 milionë dollar në vetëm 24 orë.

Siç edhe zbulohet në këtë deklaratë për shtyp nga ekipi i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë që punon për fushatën e tij presidenciale shuma e parave është shenjë e mbështetjes së popullit amerikan për Trump.

Ndërkaq, padia penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, që lidhet me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, po ngre shqetësime se kjo çështje se mund të minojë besimin e publikut në ato që ekspertët e demokracisë i shohin si hetime shumë më të rëndësishme.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share