Trump: Do t’i jap fund luftës në Ukrainë brenda një dite, nëse rizgjidhem president

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda një dite, nëse zgjidhet përsëri president.

Në një intervistë me Nigel Farage në GB News, Trump tha se do t’i duheshin 24 orë për ta ndalur konfliktin Ukrainë-Rusi.

“Do ta bëja që të merrte fund. Do të ishte e lehtë”, u shpreh Trump, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke e quajtur luftën një “katastrofë” që “duhet të ndalet”, ai shtoi: “Ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumica ka të bëjë me paratë”.

Trump, i cili më parë është mburrur për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, tha se dyshja “kaluan mirë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share