Trump deklarohet i pafajshëm në gjykatë

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm për akuzat se ai është përpjekur për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 20220, duke kulmuar me trazirat e 6 janarit në Capitol Hill.

Prokurori special në departamentin e drejtësisë, Jack Smith, tha se sulmi i vitit 2021 ndaj Kongresit nga mbështetësit e Trumpit ishte një sulm i paprecedentë ndaj selisë së demokracisë amerikane, për të cilat tha se ishte ushqyer nga gënjeshtrat e ish-presidentit.

Aktakuza pretendon se Trumpi dhe aleatët e tij republikanë kanë gënjyer në mënyrë të përsëritur rreth rezultateve për dy muaj pasi ai humbi zgjedhjet e nëntorit 2020 dhe i bëri presion zëvendëspresidentit të tij, Mike Pence, dhe zyrtarëve të zgjedhjeve shtetërore që të ndërmarrin veprime për ta ndihmuar atë të rrinte në pushtet, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nëse Trumpi shpallet fajtor, atëherë dënimi maksimal për akuzat me të cilat ai ngarkohet mund të shkojë deri në 20 vjet burim.

Duke folur jashtë gjykatës, zëdhënësja ligjore e Trump, Alina Habba, tha së “kjo është ndërhyrje në zgjedhjet më të mira, kundër kandidatit kryesor për president, nga secila palë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share