Tri shkolla fillore dhe një kopsht në Çair do të bëhen me fotovoltaikë për efikasitet të plotë energjetik

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëfinancimin e një projekti për efikasitet energjetik të plotë me vendosjen e fotovoltaikëve në objektet publike në tri shkollave fillore dhe në një kopsht.

Projekt SVSEko kid është me vlerë të përgjithshme prej 423.038 eurosh dhe financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ndërsa i bashkëfinancuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share