Trendit si ‘Barbie’ i bashkohet edhe Paris Hilton

Bukuroshja amerikane pozon para miliona ndjekësve të saj mbi një jaht

Paris Hilton ka disa ditë që qëndron në Greqi ku edhe po shijon pushimet e verës.

Megjithatë,bukuroshja amerikane ka zbuluar destionacionin e saj të pushimeve për fansat në rrjetet sociale vetëm së fundmi.

Nëpërmjet profilit të saj në Instagram, Hilton ka ndarë me mbi 24 milionë ndjekësit e saj disa foto nga vendi, në të cilat ajo pozon nga një jaht me rroba banje ngjyrë rozë.

Ajo është personazhi i fundit që po ndjek trendin e veshjeve në ngjyrë rozë që u përhap me shpejtësi tek përdorueset  e rrjeteve sociale pas filmit të njohur Barbie.

“Bikini Barbie” shkruan ajo në mbishkrimin e fotove të shpërndara.

Bukuroshja amerikane ndodhet me pushime së bashku me partnerin e saj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share