Trendi i ri në Tik Tok me presidentin turk

Qytetaret ironizojnë thirrjet Erdogan për të derdhur kursimet e tyre në banka

Përdoruesit e Tik Tok në Turqi kanë filluar një trend të ri në platformën e mediave sociale me imazhin dhe zërin e Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan.

Qytetarët kanë postuar video duke numëruar paratë, por më pas i fshehin  ato kur pas tyre shfaqet një imazh i presidentit turk.

Videot shoqërohen edhe  me zërin e Erdoganit i cili thotë “Nxirrni paratë dhe floririn nga poshtë jastëkëve”.

Paratë e fshehura  poshtë jastëkut janë një nga metodat tradicionale të kursimit të popullit turk.

Me rezervat e varfëruara të Bankës Qendrore, zyrtarët e qeverisë janë përpjekur të bindin qytetarët që ti hedhin kursimet e tyre në banka në vend që ti mbajnë ato në shtëpi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share