Në mesin e masave nuk ka rritje lineare, sepse rritja lineare nuk shkon në dobi të të gjithë pensionistëve.
Me metodologjinë e re, vetëm për një vjet e gjysmë, pensioni më i vogël është rritur gati 3.200 denarë, këtë e tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, e cila konfirmon se nuk do të realizohet kërkesa e pensionistëve për rritje lineare prej 3.500 denarëve dhe vendosje të pensionit minimal prej 18.000 denarëve.
Trençevska thotë se po përgatiten masa tjera, nga të cilat do të përfitojnë pensionistët në rritjen e standardit jetësorë.
“Grupi i punës punon në masa që do ta përmirësojnë standardin jetësor të pensionistëve, pa marrë parasysh rritjen e pensioneve. Pres që këtë javë të dorëzohet raporti i grupit të punës, që do të dorëzohet deri te Qeveria e RMV-së”, tha Trençevska duke shtuar se pensioni minimal me rritjen e fundit ka qenë 13.200 denarë.