Tregtia me njerëz: RMV vend origjine, destinacioni dhe tranzitimit!

“MË SHUMË PARA FITOHEN NGA TRAFIKIMI ME NJERËZ SE SA ME DROGË”

Martesa me dhunë, eksploatim seksual, fëmijët gjithnjë e më shumë janë viktima të dhunës nga të rriturit. Më shumë para fitohen nga trafikimi me njerëz se sa me trafikimin e drogës, u tha në Shkup në Konferencën Rajonale “Bashkë të suksesshëm! Qasje rajonale për parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me njerëz” në organizim të Nismës Rajonale për migrime, azile dhe refugjatë, njofton KlanM.

Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut janë identifikuar 9 viktima të tregtisë me njerëz. Bëhet fjalë për tetë femra dhe një mashkull. Pjesa më e madhe e tyre, sic njofton KlanM, janë fëmijë – shtatë të moshës 14-17 vjec.

Sipas llojit të eksploatimit, evidentohen gjashtë raste të martesës me dhunë, dy raste të eksploatimit seksual dhe një rast të eksploatimit online. Këtë vit, sic njofton KlanM, tre vajza të reja ishin cak i eksploatimit seksual.

Në Konferencën rajonale kushtuar luftës kundër tregtisë me njerëz u tha se viktimat duhet të mbrohen dhe të ndihmohen.

“Vendi ynë dhe vendet e rajonit shpeshherë kanë luajtur rol në cdo fazë të tregtisë me njerëz, si vende origjine, tranzitimi ose destinacioni. Duhet aksion I përbashkët ku do të fokusohemi në luftën me një nga realitetet më të errëta të botës së sotme, ku një numër I madh i grave, burrave, djemve e vajzave janë të robëruar” – tha Trençevska, MPPS.

Për dallim nga vitet e mëhershme, sic njofton KlanM, Maqedonia e Veriut, tani është vend I destinacionit të fundit, vendi i origjinës dhe vendi I tranzitimit kur bëhet fjalë për tregtinë me njerëz. Derisa më herët, viktima ishin vajza të reja nga Evropa Juglindore, sic percjell KlanM, tani ekziston trendi I rekrutimit të viktimave nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga vende tjera të rajonit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share