Tre të plagosur nga të shtënat me armë pranë një kafeneje në qendër të Tel Avivit – publikohet momenti i sulmit

Tre persona u qëlluan dhe si pasojë u plagosën në një sulm pranë një kafeneje në qendër të Tel Avivit të enjten mbrëma, thanë policia dhe mjekët.

Sipas mediave të huaja, policia tha se sulmuesi palestinez hapi zjarr ndaj njerëzve jashtë kafenesë në cep të rrugës Dizengoff dhe rrugës Ben Gurion – në një zonë të frekuentuar – të enjten mbrëma.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes teksa qëllonte drejt personave të tjerë në zonë, përpara se të qëllohej për vdekje në një shkëmbim zjarri me oficerët e policisë pak kohë më vonë.

Njëri nga të plagosurit thuhet se është në gjendje kritike, pasi iu nënshtrua operacionit dhe ende po luftonte për jetën e tij, thanë mjekët në Qendrën Mjekësore Ichilov, ku u dërguan të lënduarit.

Ndërsa dy të tjerët në gjendje të rëndë por stabile, ka thënë shërbimi i ambulancës Magen David Adom.

Policia tha se ata po i trajtonin të shtënat si një sulm terrorist.

Ndërkohë disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin e sulmit, ku një burrë me një xhaketë të zezë mund të shihet duke ecur me shpejtësi pas një grupi prej tre burrash përpara se të nxirrte një pistoletë dhe të hapte zjarr në drejtim të tyre nga distanca.

Më pas ai mund të shihet duke u përpjekur të arratiset.

https://twitter.com/manniefabian/status/1633932684752822272

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share