Tre policëve të Kosovës u është hequr paraburgimi dhe do të mbrohen në liri pasi Gjykata e Lartë në Kralevë ka konfirmuar akuzat ndaj tyre, sic thuhet, pasi më 14 Qershor ishin arrestuar në territorin e Serbisë Qendrore.
‘Pas zbatimit të procedurës paraprake dhe ngritjes së akuzës nga ana e Prokurorisë së Lartë Publike të Kralevës kundër të dyshuarve B.S, R.Z dhe SH.M, për shkak të veprës penale armëmbajtje pa leje. Këshilli i Gjykatës së Lartë në Kralevë ka konfirmuar akuzën dhe ka miratuar vendimin që të akuzuarve t`u hiqet paraburgimi” – thonë nga Gjykata e Lartë, Kralevë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban në Tuitter ka shkruar se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka njoftuar se konform thirrjes drejtuar nga takimi I javës së kaluar, autoritetet e Serbisë së shpejti do t`i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës.
“Çmojmë hapin e Presidentit Vuçiq në periudhë të sfidave serioze, kurse vendimi është dëshmi e qartë për bashkëpunimin strategjik të vendeve tona dhe përkushtimit të përbashkët për paqë dhe stabilitet të Ballkanit” – ka shkruar Orban në Tuitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.
Përmes një postimi në Tuitter ka shkruar se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet.
“Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, por gjithësesi shumë i mirë”.
“…sepse, e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim, dhe e dyta, rihap rrugën e deeskalimit e të dialogut”, shkroi Rama në Tuitter. /KlanMacedonia/