Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë është deklaruar edhe zyrtarisht në lidhje me rastin e publikuar në Klan Macedonia më herët, me çka me automjet të vjedhur, një i ri ka shkaktuar kaos nëpër rrugët e Tetovës. Nga policia thonë se janë lënduar tre policë që kanë tentuar ta ndalojnë autorin. Brenda automjetit të vjedhur, kanë qenë një 19 vjeçar dhe tre persona tjerë të mitur, përcjell KlanM.
“Policët e SPB Tetovë, sot (14 shkurt) rreth orës 16:20 në afërsi të një objekti hoteliere në Reçicë Vogël të Tetovës kanë privuar nga liria personat J.J (19) nga Tetova dhe tre të mitur nga Tetova dhe fshatrat Larcë dhe Neproshten. Dhjetë minuta më parë personat e privuar janë parë në rrugën lokale Pallçishtë-Kamjan duke drejtuar veturën e konfiskuar në mënyrë joligjore ‘Pezho’ me targa të Shkupit, në pronësi të një institucioni shtetëror që ka qenë e raportuar ditën e djeshme. Në dy raste, ata nuk iu bindën urdhrave të policëve për të ndaluar dhe me ç’rast dëmtuan dy vetura policore dhe lënduan tre policë të SPB Tetovë, me çka kanë goditur edhe një shtyllë prej druri. Të katërt janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, ndërsa policët e SPB- Tetovë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./KlanMacedonia