Shumë të ftuar gjatë këtij sezoni të parë të ‘Zemër Luana’ në Tv Klan janë përballur gjatë gjithë sezonit me pyetje të vështira dhe pikante gjatë gjithë emisionit e kryesisht në lojën e fundit “Në Gojë të Luanit” ku u janë përgjigjur pyetjeve pikante duke mos dashur të bëhen pis apo të lagen nga Luani.
Të njëjtën sfidë ka realizuar edhe autorja dhe moderatorja Luana Vjollca në episodin final të Zemër Luana, por ndryshe nga të ftuarit që i përgjigjeshin një pyetje të vetme, Luana ka patur plot katër të tilla.
“Luana, “Zemër Luana” ka qenë spektakli më argëtues dhe i suksesshëm i momentit dhe jo vetëm, por veç asaj që të gjithë shohin në ekran, ka kuriozitet të madh nga publiku edhe për prapraskenat e këtij spektakli.
“Ndaj ne, sonte në “Zemër Luana” duam të na tregosh tre momente pikante, gjatë 15 episodeve që ti ke vendosur t’i presësh në montazh, të mos o transmetosh dhe arsyet pse. Përgjigju me valle ose lahu me halle”, ka qenë pyetja e parë për të, të cilës Luana i është përgjigjur:
“Për sa kohë i kam prerë në montazh nuk duhet të transmetohen, por një nga gjërat që pres shpesh janë ca fjalë nga kapitenët që nuk duhen thënë në program. Ruajmë imazhin e njëri-tjetrit.
Kam prerë (po e thashë do e pres prapë) në 1 Janar dy momente në lidhje me jetën sentimentale dashurore ku gjatë bisedës me Marinën harruam që ishin kamerat edhe hapim më shumë seç duhet barkun me njëra-tjetrën.
Kam prerë në këtë xhunglën e famshme 2 momente nga 2 personazhe të njohur që kanë përmendur 2 emra të rëndësishëm për të mos hapur sherre mediatike i kemi ruajtur”, ka thënë autorja dhe moderatorja e “Zemër Luana”, duke mos dhënë më tej emra dhe detaje, por duke treguar se e ka bërë këtë në kërkesë e lutje të personazheve.
/tvklan.al