Jimmy Kimmel prezantues i Oscar 2024

Prezantuesi i njohur do të drejtojë për herë të katërt, ngjarjen madhore të Hollywood

Komediani Jimmy Kimmel do të dalë në skenën e Oscar për here të katërt.

Organizatorët kanë vendosur që Kimmel të presë ceremoninë e 96-të, evenimenti madhështor i ndarjes së çmimeve të Hollivudit.

Ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar do të transmetohet në ABC në pronësi të Walt Disney dhe në mediat e transmetimit në mbarë botën më 10 Mars 2024.

Kimmel gjithashtu drejtoi Oscar-in e 95-të në Teatrin Dolby Marsin e kaluar dhe mbajti një shfaqje të që synonte rikthimin e filmit nga pandemia Covid-19, duke fituar një nominim për Emmy për qëndrimin e tij.

Prezantuesi dhe producenti ekzekutiv i “Jimmy Kimmel Live” të ABC më parë drejtoi këtë ngjarje madhore në vitin 2017 dhe 2018.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share