Tre komisione në Kuvendin e RMV-së sot mbajnë mbledhje

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për Çështje Evropiane, për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Ligjdhënës-Juridik.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane mes tjerash duhet të shqyrtojnë projektligjet për procedurën civile, për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, për profesionin e avokatisë dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal. Në rend dite është edhe projektligji për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin apo ndjekjen e veprave penale apo për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Propozim-vendim vazhdimin e gjendjes së krizës në zonën e Qytetit të Shkupit për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes së energjisë termike është pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

Derisa anëtarët e Komisionit Juridiko-Ligjvënës duhet të mbajnë dy seanca, atë të 145-të dhe të 146-të.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share