Tre ekipe shqiptare kualifikohen në turin e tretë të Konferencë Ligës

Struga Trim Lum, Ballkani dhe  Partizani janë tre ekipet shqiptare që vazhdojnë ëndrrën evropiane  në turin e tretë të UEFA Konferencë Liga. Derisa Struga Trim Lum dhe Partizani kualifikimin e siguruan që të martë me fitoret edhe në ndeshjet kthyese kundë Buduqnosit  të Malit Zi dhe Atletic Escaldes nga  Andora , ndërsa sonte kualifikim siguroi edhe FC Ballkani I Suharekës që shënoi fitore 1-4, kundër ekpit Larne nga Irlanda Veriore.

Katër skuadrat tjera shqiptare si Tirana, Shkupi, Drita e Gjilanit dhe Dugagjini i Klinës i dhanë fundë garave evropiane pasi pësuan humbje. Drita në kohën shtesë pësoi disfatë 1-2 nga Viktoria Plzen, Dugagjini humbi  6:1 në Rijekë, FC Shkupi pësoi nga Levski Sofje 1-0, ndërsa Tirana në cilësinë vendasit pësoi nga turqit e Besiktas  0-2

Ndeshjet e para të turi i tretë të UEFA Konferencë Ligës  zhvillohen  më 8 dhe 10 gushtë, ku takohen: Struga Trim Lum (Maqedoni e Veriut)– Hesperange (Luxemburg),  FC Ballkani (Kosovë) – Lincoln (Gjibraltar)  dhe Valmiera  (Letoni)- Partizani (Shqipëri)./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share