Tre akuzat penale ndaj Trump

Hetimet e Kongresit për trazirat e vitit të kaluar në Kapitol tanimë janë intesifikuar. Mbi ish presidentin amerikan Donald Trump mund të rëndojnë tre akuza penale.

Raporti pwrfundimtar pritet tw publikohet javën e ardhshme. Nëntë panelistët pritet të miratojnë raportin përfundimtar me tetë kapituj, duke u mbështetur në intervistat me më shumë se 1000 dëshmitarë, dhe ta dorëzojnë atë në Departamentin e Drejtësisë. BBC raporton se komisioni i posaçëm hetimor i Dhomës së Ulët të Kongresit pritet t’u kërkojë prokurorëve të ngrejnë akuza për shkelje të paprecedenta për një ish-president gjatë kohës kur ishte në detyrë.

Ndër to, më e pazakonta për historinë e Shteteve të Bashkuara është që presidenti të ketë nxitur kryengritje. Akuzat e tjera janë pengimi i një procesi zyrtar, siç ishte kalimi i pushtetit tek pasardhësi në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe komploti për mashtrim ndaj Shteteve të Bashkuara.

Mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021 në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e Joe Biden si president. Departamenti i drejtësisë  i cili tashmë po heton rolin e Trump në trazirat  nuk është i detyruar të marrë në konsideratë referimet nga asnjë panel i Kongresit.

Trump mohon se e ka bërë një gjë të tillë dhe akuzat i ka cilësuar të pabaza ndërsa hetimin një gjueti shtrigash.  Demokratët synojnë t’i mbyllin sa më shpejt procedurat, pasi më 3 Janar fillon legjislatura e re ku republikanët kanë shumicën pas zgjedhjeve të 8 Nëntorit. Trump, i cili është i vetmi president që është fajësuar ndonjëherë dy herë, u lirua nga akuzat e ngritura nga Senati amerikan.

Gazetare: Livia Kallfa

Lexo gjithashtu
Total
0
Share