Një ngjarje alarmante ka qenë ajo që është krijuar në burgun e Torinos ditën e djeshme.
Disa të burgosur shqiptarë janë konfliktuar dhunshëm me të burgosur marokenë, në atë që ishte një hakmarrje e një ngjarje ku një prej grupit të shqiptarëve mbeti i plagosur ditën e enjte, raportojnë mediat italiane.
Duke përfituar nga ndërrimi i turneve, 40 prej të burgosurve shqiptarë, i kanë thyer portat dhe janë ngjitur në katin e tretë të blloqeve ku rrinë të dënuarit e tjerë.
Atje ata arritën t’i thyenin oficerët që po përpiqeshin t’indalonin, morën çelësat e qelive të tyre, hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për shokun e tyre.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy prej oficerëve të burgut.