Trazirat në qendrën e emigrantëve, 14 të arrestuar në Romë

Situata kaotike në një qendër emigrantësh nisi pas vetëvrasjes së një 22-vjeçari

14 persona kanë rënë në prangat e policisë pas trazirave që shpërthyen në një qendër pritje për emigrantët e paligjshëm pranë Romës.

Dy oficerë policie dhe një ushtar u plagosën në trazirat e së dielës kur emigrantët e huaj arritën të dilnin me forcë nga objekti.

Emigrantët e huaj i vunë flakën dyshekëve dhe hodhën gurë në drejtim të stafit.

Trazirat gjatë së dielës u shkaktuan pas vetëvrasjes së një 22-vjeçari nga Guinea në këtë qendër i cili i dha fund jetës duke përdorur një çarçaf.

Oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës ndërsa përpiqeshin të rifitonin kontrollin e objektit Ponte Galeria.

Grupe të shoqërisë civile thonë se emigrantëve të huaj shpesh u mohohet aksesi në kujdes shëndetësor dhe mbrojtjen ligjore.

Çështja e emigracionit është një sfidë e madhe për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni e cila që me marrjen e detyrës e ka bërë një prioritet zgjidhjen e kësaj çështje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share