Muriq: Prej nesër në orën 10 protestat i dislokojmë vetëm para barakave të Qytetit të Shkupit
Trupi koordinues solli vendim që protestat nga udhëkryqi te Kryqi i Kuq dhe qendra tregtare “Mavrovasja” të dislokohen nesër në orën 10 para barakave të Qytetit të Shkupit në bulevardin “Ilindenska” i cili do të bllokohet në të gjitha katër korsitë, në shtrirjen prej prapa Qeverisë drejt Karposhit deri te “Alumina”, informoi sot në konferencë për media Kemal Muriq nga “Slloboda prevoz”.
Transportuesit privatë kërkojnë nga Qyteti i Shkupit që të shlyejë borxhin ndaj dy kompanive, i cili në total është mbi 90 milionë denarë, pasi siç thonë ata nuk kanë mjete për funksionim të mëtutjeshëm për shkak të mungesës së mjeteve.