Transporti publik falas – ndahen mjete në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2024

Transportuesit presin projektet të cilat Arsovska ua premtoi para zgjedhjeve 

Po ecë në këmbë pasi në autobusë nuk mund të durojë rëmujën. Ky është Mihajill Mishev i cili pret një ditë të rregullohet transporti publik.

“Nuk mund të kuptoj se si të gjithë qytetarët e Maqedonisë vrapojnë për të shkuar në Shkup për të jetuar. Unë edhe pse jam lindur në Shkup, unë nuk e dua për shkak të këtij transporti public, për këtë ajr të ndotur, për këtë rëmujë, nervozizëm”, thotë Mihajill Mishev, qytetar.

Për t’i rregulluar autobusat ka premtuar edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Premtimi i saj parazgjedhor ishte transporti publik falas për të gjithë qytetarët por edhe blerja e 250 eko autobusave.

“Në qoftë se dëshiron kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska mund të realizohet. Neve na ka premtuar se do të kemi subvencione. Do të presim nëse për dy vite bëhen subvencionet do të jemi shumë të lumtur në qoftë se nuk bëhen do të parkohemi dhe do t’i lëmë autobusat pasi që nuk kemi mundësi që t’i ndrrojmë mjetet”, thotë Asir Alija, shofer autobusi.

Subvencione, transport falas për të gjithë janë vetëm prej disa premtimeve që bëri Arsovska para zgjedhjeve, këtë dërguan transportuesit në Klan M.

“Do të bëjmë subvencione, njerëzit e tjerë kanë qëllimin të vjedhin, ndërsa une dua që të bjëmë transport të mirë publik”, ka thënë Arsovska.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit thotë që po e projektojnë buxhetin për vitin 2024 që parasheh transport publik falas. Këshilltarët do ta kenë buxhetin në seancë para vitit të ri dhe do të mund ta shqyrtojnë të gjithë paratë që do të harxhohen për transportin publik falas.

“Ne veçmë po e bëjmë buxhetin për transportin publik falas për të gjithë qytetarët. Edhe pse këshilltarët tentojnë që most ë realizohen këto projekte për qytetarët do të vendoset edhe ky vendim para tyre për të votuar për buxhetin”, shprehet Danella Arsovska.

Në programin parazgjedhor të kryetares së tanishme të Qytetit të Shkupit “Për Shkupin modern” premtoi transport publik falas për të gjithë qytetarët por edhe eko autobos me qëllim zvoglimin e ndotjes së kryeqytetit veçanarisht gjatë sezonit të dimrit. Arsovska nuk zbuloi se sa para do të ndaje për projektin e transportit falas por vetëm tha se është në fazë të përpilimit të buxhetit dhe do të jetë para këshilltarëve para vitit të ri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share