Transporti i grurit, Lavrov: Ukraina të zhbllokojë portet jemi gati për bisedime

Rusia është gati për bisedime me Ukrainën dhe Turqinë mbi transportin ukrainas të grurit, u shpreh Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në margjinat e Takimit të Ministrave të Jashtëm të G20 në Bali.

“Ukraina duhet të zhbllokojë portet e saj, t’i çminojë ato ose të sigurojë një kalim të lirë nëpër fushat e minuara, ndërsa Rusia dhe Turqia janë të gatshme të sigurojnë kalimin e sigurt të anijeve jashtë zonës detare të Ukrainës dhe t’i çojë ato në ngushticat, ndërsa ato do të udhëtojnë vetë në Detin Mesdhe.”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Mungon foto zyrtare në samitin e G20, Baerbock: Nuk qesh dot para dikujt që bombardon fëmijë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, nuk ka në plan të fliste me homologun e saj rus Lavrov.

“Jam këtu si ministre e Jashtme gjermane së bashku me kolegët e mi evropianë për të bërë të qartë se nuk ia lëmë Rusisë skenën ndërkombëtare. Ne jemi në takimin e G20, në një konferencë ndërkombëtare, por nuk mund të qëndroj duke buzëqeshur pranë dikujt, i cili njëkohësisht po bombardon Ukrainën, sulmon gjakftohtë fëmijë e civilë të rritur. Kjo është arsyeja pse nuk do të ketë asnjë foto zyrtare në këtë takim të G20.”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të Grupit 20, diskutohen përpjekjet për rimëkëmbjen globale. Grupi përbëhet nga ekonomitë më të mëdha në botë, duke përfshirë Rusinë, vendi më i goditur në botë nga sanksionet për luftën e saj kundër Ukrainës të cilën e nisi më 24 shkurt.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share