Shkëndija e Haraçinës është mposhtur nga GFK Kumanova me rezultat 2:1 në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin e fshatit Dobërshan.
Trajneri Nijazi Bajrami ka fajësuar referët për këtë disfatë, duke thënë se gjykimi ishte i njëanshëm.
Ai shtoi se dy golat e Kumanovës ishin faula ndaj portierit.
Sipas tij, përvec kësaj, publiku vendës e kanë gjuajtur me gurë portierin Limani, duke mos e lënë të qetë të ruaj portën e tij.