”Trajektorja”: Ndryshimet në Kodin Penal ndalin procedurën penale!

GRUEVSKI, JANAKIEVSKI DHE PESHEVSKI NUK DO TË PËRGJIGJEN PËR AUTOSTRADAT KINEZE

Ndryshimet në Kodin Penal kanë ndërprerë procedurën për rastin “Trajektorja”, që ishte hapur nga ish-PSP-ja, e që kishte të bente me procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

Prokurorja Lile Stefanova është tërhequr nga ndjekja e ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, Mile Janakiveskit dhe Vladimir Peshevski për veprën “keqpërdorim I detyrës zyrtare” me arsyetimin para Këshillit Gjyqësor se në rastin e Gruevskit ka ndodhur vjetërimi absolut I lëndës, kurse procedura për tre tjerë të akuzuar të ndërpritet për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Duke marrë parasysh propozimin e Prokurorisë Publike dhe ndryshimeve në Kodin Penal, Gjykata ka marrë vendim, ndërpritet procedura penale kundër të akuzuarve Vladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe Ljupço Georgievski për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe propozim akuza kundër Nikola Gruevskit për veprën penale marrja e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm” – tha Ilija Trpkov, kryetar i këshillit Gjyqësor.

Sipas akuzaës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, ku në procedurën për zgjedhje të kompanisë kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre, duke I shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 155 milion euro. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share