Trajçe Pelivanovi zëvendëson Ruskovskën e pezulluar

VENDIMI NGA KËSHILLI I PROKURORËVE PUBLIK

Prokurori Trajçe Pelivanov, I cili thuajse dy vite është në Prokuorinë prë ndjekje të krimit të organizuar, me propozim të Prokurorit republikan Lubomir Joveski dhe vendimit për zgjedhje nga Këshilli I Prokurorëve Publik, do ta udhëheq këtë institucion.

Zgjedhja e Pelivanovit vjen pasi u konfirmua pezullimi I Prokurores Vilma Ruskovska.

I njëzërit ka qenë vendimi për emërimin e Pelivanovit. Ai do ta ushtrojë këtë funksion deri  në përfundimin e pezullimit të Ruskovskës ose deri në zgjedhjen e shefit të ri të POrokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar duke marrë parasysh se mandate I Ruskovskës skadon në Nëntor.

Trajçe Pelivanov, nga viti 2015 deri më 2109 ishte pjesë e ekipit të Katica Janevës në ish-Prokurorinë Speciale Publike informon KlanM. Në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ishte zgjedhur Prillin e kaluar, kur për punë ishte vlerësuar me 25 pikë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share