Trajanov: Tri kërkesa drejtuar presidentes së KE-së, Fon Der Lajen!

LD: TË SHPËRNDAHET PARLAMENTI, TË SHKOHET NË ZGJEDHJE

Udhëheqësia e Lidhjes Demokratike dhe mbi 33.000 anëtarët jemi të përcaktuar që Maqdonia të bëhet anëtare fuqiplotë e BE-së dhe nuk heqim dorë nga ky interes shtetëror – thotë Kryetari i LD-së, Pavle Trajanov, sic njofton KlanM, duke shtuar se për ndryshimet kushtetuese nuk ka consensus qytetar dhe politik, për shkak të kërkesave joparimore bullgare që janë jashtë kritereve të Kopenhagës.

Pavle Trajanovi, BE-së dhe Presidentes së Komisionit Evropian ia ka dërguar tri kërkesa;

-Këshilli i BE-së të miratojë vendimin me të cilin do ta obligojë Bullgarinë t`i zbatojë vendimet e Gjykatës së Strazburgut, t`u lejojë regjistrimin e Maqedonasve në Bullgari. Të sigurohet reciprociteti.

-Këshilli i BE-së nga korniza Negociuese t`i mënjanojë çështjet dypalëshe ose së paku të miratojë vendim ku do të jepen garanca se këto çështje nuk mund të jenë bazë për bllokimin e Maqedonisë në BE.

-Këshilli i BE-së të miratojë vendim se gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare pas pranimit të Maqedonisë në BE” – tha Pavle Trajanov, kryetar i LD-së.

Nga Lidhja Demokratike, sic njofton KlanM, presin që pas këtyre tri kërkesave të qëndrojnë të gjithë partitë politike, Presidenti Stevo Pendarovski dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Sikurse, VMRO-DPMNE-ja, partia e Pavle Trajanovit, shprehet se ndryshimet kushtetuese nuk kanë mbështetje të mjaftueshme dhe kjo parti propozon që të shpërndahet parlamenti dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share