Tragjike në Angli, 3 fëmijë mbyten në liqen

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Solihull të Mbretërisë së Bashkuar ku 3 djem të mitur janë nxjerrë pa shenja jete nga një liqen i akullt.

Sot, shefi i policisë së West Midlands, Supt Richard Harris tha se askush nuk është paraqitur në komisariat për të raportuar zhdukjen e fëmijëve, por kërkimet do të vazhdojnë derisa hetuesit të jenë të sigurt që nuk ka trupa të tjerë të mbytur.

The Mirror shkruan se tre djemtë e moshave 8, 10 dhe 11 vjeç kanë humbur jetën pasi kanë rënë në liqen teksa luanin në akull, ndërsa një 6 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se ekipet e kërkimit po punojnë ende pasi dyshohet se mund të ketë edhe 3 fëmijë të tjerë të zhytur nën ujë.

“Familjarët janë absolutisht të shkatërruar,” u tha zyrtari policor, gazetarëve këtë pasdite./ tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share