Tragjedia në Koçanë/ Lajme të mira për pacientët në gjendje kritike që mjekohen jashtë vendit

Numri i të shtruarve nëpër spitale dhe atyre të cilët ishin në gjendje më kritike, po shkon drejt uljes,  bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Në spitalet në Shkup mbeten 22 pacientë, nga ku për mjekim shtëpiak sot lëshohen 8 pacientë.

ARBEN TARAVARI- MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Në klinikat e Shkupit janë të vendosur 22 pacient,në qendrën klinike 8, në spitalin e vjetër të qytetit 6,kliniken e “8 Shtatorit” 5, dhe në spitalin privat Sistina. Sot i lëshojm në gjendje më të mirë 8 pacient”.

Për mjekim jashtë vendit mbeten 91 pacientë, 9 prej tyre sot kthehen në vend, të cilët fillimisht do të qëndrojnë për kontrolle në klinikat në Shkup dhe më pas lëshohen për mjekim shtëpijak, shtoi Taravari.

ARBEN TARAVARI- MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Lajme të mira edhe për pacientët që mjekohen jasht vendit, mbeten vetëm 91 pacientë, sepse sot kthehen 9 pacient”.

Pacientët të cilët kthehen në vend, vijnë nga Hungaria, 2 nga Italia, 1 prej Athine, 1 prej Beogradi dhe 1 pacient prej Suedie.

Ministri Taravari njoftoi se edhe për nesër janë paralajmëruar dy pacientë tjerë që do të kthehen në vend.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share